Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja çmimin “Nobel”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ngacmuar sërish për çështjen e Kosovës. Ai ka deklaruar se nëse do ta njihte Kosovën, do të merrte çmimin “Nobel”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja çmimin “Nobel”. Kam marrë Urdhrin e Vladimir Putinit. Unë jam i vetmi president që kam marrë Urdhrin e Kishës Ortodokse Serbe. Më është mjaftuar me çmimin”, tha ai në TV Happy.

Presidenti serb, mjaft i drejtëpërdrejtë në intervistë, është shprehur se askush nuk dëshiron ta shohë Serbinë të fortë.

Referuar situatës së pandemisë, Vuçiç ka thënë se Serbia ka nivelin më të ulët të vdekshmërisë në Evropë. “Kur arrini në diçka që është kaq e dukshme, spitalet, pajisjet mjekësore … Me të gjitha viktimat që kemi, ne ende kemi nivelin më të ulët të vdekshmërisë në Evropë. Kjo pasi ne arrijmë të shtrojmë në spital të gjitha rastet më të vështira.

Ne e kryejmë vaksinimin më mirë se të gjithë, edhe pse kemi paguar shtatë milionë paradhënie në programin “COVAX”. Ne morëm zero vaksina prej tyre. Kritikat nuk janë të rëndësishme dhe nuk ka rëndësi kush thotë çfarë. Në fund, rezultati shihet”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *