Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.
Ai tha se zyrtarët serbë etnikë të Bosnjës nën sanksionet amerikane do të jenë ende të mirëpritur në Serbi.
“Republika e Serbisë do t’i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin. Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, theksoi presidenti serb.
Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç.
Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.
Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara me të cilën u krijuan dy rajone: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.
Personi më i fundit i saknksionuar nga SHBA-ja është drejtuesi pro-rus i agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, pas akuzave për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.