Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.
Vuçiç i është përgjigjur duke theksuar se Beogradi nuk do të sulmojë askënd. Po ashtu shtoi se Serbia do të mbrojë marrëdhëniet e saj me Evropën.
“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në atë anë. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e pakëndshme. Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota.
Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota. Për sa i përket neve, nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do ta bëjmë. Ne kemi nevojë për Evropën, ndoshta jo hipokrizinë e saj, por nuk mund të bëjmë pa të”, ka deklaruar presidenti serb.