Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka takuar sot në Bruksel Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, në kuadër të vazhdimit të dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pas më shumë se një viti.
Fillimi i bisedës për problemet thelbësore në Kosovë dhe Metohi. Shpresoj në një zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare”, ka thënë Vuçiç në Instagram bashkë me fotot me Borellin.