Vuçiç pas takimit me Escobar: Lufta vazhdon dhe unë bëj sikur nuk jam i lodhur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, përmes një video në instagram ka folur pas takimit me emisarët Gabriel Esobar dhe Miroslav Lajcak.

Si zakonisht, ai s’ka mundur t’i shmangë tonet dramatike, as në postimin në Instagram ku ka shkruar “Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”.

Pas rreth dy orë bisedimesh, shefi i shtetit serb ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet, pa treguar se për çka është fjala.

ër targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.

“Besoj që në ditët e ardhshme që janë para nesh, do të mundemi që për një pjesë të vogël, të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pasi është e qartë, se për targat dhe disa çështje më të mëdha, s’do të vijmë fare te një zgjidhje e tillë”.

Ai ka thënë se fakti që po shpreson s’do të thotë asgjë, pasi sipas tij duhen shumë garanci dhe shumë punë.

Më tej, Vuçiç ka shtuar se ditët e ardhshme do të punojnë me zell për ta ruajtur paqen për “popullin tonë” dhe që serbëve t’u sigurohet “mbetja e mëtejme” në Kosovë.

Deri tash nuk dihet se për çfarë kompromisi po flet Vuçiç. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Escobar e Lajçak kanë dëgjuar qëndrimet e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk heq dorë nga targat RKS dhe reciprociteti në dokumente që planifikohen të zbatohen nga 1 shtatori.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *