Vuçiç: Personat që qëndruan në barrikada nuk do të ndiqen penalisht

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, nga takimi i tij me përfaqësues serbë të Kosovës në Rashkë, u shpreh se janë duke pritur në çdo moment kthimin e ish-policit të arrestuar për vepra terroriste, Dejan Pantiç, në shtëpinë e tij, duke njoftuar se ai është i shoqëruar nga EULEX.

Po ashtu, për serbët që qëndruan në barrikada e që hodhën edhe mjete shpërthyese, ai tha se nuk do të ndiqen penalisht.

“Është një fitore simbolike. S’ka mëdyshje se personat që kanë qenë në barrikada nuk do të ndiqen penalisht”, ka deklaruar ai.

Presidenti serb tha se personat që ishin në barrikada do të kthehen pas 45 minutave për “t’i informuar për vendimet”.

Vuçiç shtoi se është e rëndësishme që në deklaratën zyrtare të KFOR-it, si dokument i veçantë, “t’i jepet të drejta si popullit serb, ashtu edhe shtetit të Serbisë dhe obligim ndaj KFOR-it, që të mos lejojë hyrjen e forcave speciale të Kosovës në veri të vendit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *