Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se brenda një muaji i gjysmë anëtarët e Kongresit Amerikan do të nënshkruajnë një rezolutë lidhur me Serbinë. Vuçiq ka përkujtuar edhe vitin 2014 kur kongresistët amerikanë kanë dalë me një rezolutë të ashpër kundër tij.
Paralajmërimi i presidentit serb vjen pas letrës që ia kanë dërguar shtatë kongresistë amerikanë presidentit amerikanë i kanë dërguar presidentit të SHBA-së Joe Biden, përmes së cilës i kërkojnë që të vendosë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.
Në qendër të kritikave të kongresistëve është presidenti serb Vuçiç për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.
“Të shihet sa miq ka Serbia në Kongres për të cilët do të luftojmë. Kjo rezolutë e kanë nënshkruar katër-pesë, apo më tepër, kongresistë të Partisë Demokratike. Është pothuajse një partiake. Sigurisht se do të flasim me këta njerëz dhe do t’u tregojmë të gjithëve se çfarë është puna e manjatit dhe kush është në të vërtetë i korruptuar. Do të shihni në një muaj e gjysmë se sa kongresistë do ta nënshkruajnë rezolutën për Serbinë. Një numër shumë më i madh se kaq”, ka deklaruar Vuçiq për media.
Presidenti serb, duke aluduar në letrën e shtatë kongresistëve, të cilët i quajti lobistë shqiptarë dhe boshnjakë, ai kujtoi vitin 2014, “kur kongresistët dolën me një rezolutë edhe më të ashpër kundër meje”.
Ai ka thënë se [rezoluta e vitit 2014] nuk ka pasur pasoja për qeverinë e tij, edhe pse ka pasur më shumë nënshkrues dhe teksti ka qenë më i keq, ndonëse një pjesë e opinionit, siç ka deklaruar, ishte gëzuar duke menduar se ky ishte fundi i tij.
“Sikur dikush ka shkruar qëllimisht kundër Telekomit. Unë jam këtu, meqë ra fjala. Dikush duket se po humbet shumë para. Mos janë ndoshta Sholak dhe Gjilas, që po humbasin pesë miliardë, dhe nuk dinë se si ta grabisin sërish Serbinë, prandaj kanë problem me një njeri. Problemi i vetëm është se ata kanë mijëra xhirollogari nëpër botë dhe unë nuk kam asnjë”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqitet me prova se sa para janë shpenzuar për të lobuar nëpër Amerikë, për çka akuzon opozitën dhe mediat opozitare.
Lidhur me kërkesën e kongresistëve amerikanë, të cilët i kërkuan presidentit amerikan, Joe Biden, të konsiderojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe e akuzuan presidentin serb për “thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave”, Vuçiç tha se “Serbia është një faktor stabilizues në Ballkani”.
Ai tha se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit, sepse ai nuk ka.
Në pyetjen e gazetarëve se si Vuçiç thotë se lobistët janë shqiptarë dhe nuk e ka problem që ambasadori serb Marko Gjuriç është takuar me ta, ai është përgjigjur se është detyrë e ambasadorit të takohet dhe të bisedojë me të gjithë.
/Priza.al/