Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një konferencë pas zhvillimeve të sotshme në Bruksel. Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka nga inteligjenca, situata në veri të Kosovës është në “prag konflikti”.
Sipas Vuçiçit, raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës i ka dërguar të gjitha kapacitetet e forcave speciale në veri, në katër pika.
Ai ka njoftuar se përfaqësuesit e Listës Serbe janë duke udhëtuar drejt Beogradit dhe do të arrijnë sonte.
“E di se përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë ngopur me çdo gjë dhe se më nuk do të vuajnë për asgjë dhe se nuk brengosen më, se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e secilit prej tyre është më e rëndësishme se çkado tjetër”, ka thënë ai.
Vuçiç ka thënë se Serbia do ta zbatojë kërkesën e Brukselit që të mos prodhojë më targa për qarkullim brenda Kosovës.