Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua qytetarëve për situatën në Kosovë, pas ngjarjeve të sotme në Zveçan. Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s. Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe.
“Edhe pse kemi muaj që themi se Albin Kurtin ka vetëm një dëshirë të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe Metohi, të çojë në gjakderdhje në të gjithë rajonin, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën, ka dashur të kuptojë thelbin e gjithçkaje që po ndodh. në Kosovë, në fund për tre ditë, edhe një njeri i dobët dhe politikisht analfabet mund të kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, tha Vuçiç.
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.