Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka komunikuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një video konferencë.
Më anë të një postimi në rrjete sociale, Vuçiç bëri me dije se kanë diskutuar për hapat e përbashkët që do të garantojnë një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve dhe për çështjen e Procesit të Berlinit.
Sipas tij një ‘Ballkan i Hapur’ do të thotë paqe, prosperitet dhe një e ardhme më e sigurt për rajonin sepse duke u bashkuar vendet janë më të fuqishme.
“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç.