Vuçiç: Unë gjithmonë do të bisedoj me Kurtin, por ai po kërkon që ta njohim Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiçi ka pretenduar se të hënën në Bruksel, në takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti “do të bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse ai do të flasë për këtë”, dhe, sipas pretendimeve të tij, “për këtë do të flasin edhe përfaqësuesit evropianë”.

Me këtë ai ka konfirmuar se do të udhëtoj në Bruksel për takim me Kryeministrin e Kosovë, edhe pse prej takimit të fundit që e kanë pasur në vjeshtë të vitit të kaluar, ai ka qenë “këmbëngulës” që më nuk do vazhdojë dialogun derisa nuk formohet Asociacioni, transmeton Paparaci.

Mirëpo prejse u bë publike nga ndërmjetësuesi i BE për dialog Miroslav Lajçak se palët së pari duhet të pajtohen me propozimin evropian, të ashtuquajtur franko-gjerman, e më pas do të bisedohet edhe për Asociacionin, presidenti serb “ka ndërruar mendjen” dhe ka deklaruar: “Unë gjithmonë do të shkoj të bisedoj me Kurtin, mirëpo me të nuk ka bisedë. Ai shkon me variantin “gjithçka do të pranoj por së pari të na njohë Serbia”.

“Nuk mund të më befasojnë. Jam i gatshëm për gjithçka, kam marrë pjesë në aq shumë takime dhe nuk e kam të vështirë të vlerësojë se me çfarë janë duke më pritur”, lavdërohet Vuçiçi para opinionit serb.

Të përkujtojmë, të hënën, më 27 shkurt do të mbahet raundi i radhës i bisedimeve në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e cila po mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *