“Vuçiçi po luan me zjarrin”, paralajmëron deputeti i PE: Nëse Serbia prek Kosovën do të digjet

Deputeti i Parlamentit Evropian, Angel Chavdarov Dzhambazki ka paralajmëruar Serbinë se do të digjet nëse luan me zjarrin.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale deputeti i PE ka shprehur mbështetjen për Kosovën.

Dzhambazki publikoi një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiçi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën.

“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki.

Reagimi i tij vjen 1 ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, të shkaktuara nga marrëveshja për reciprocitetin e targave.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *