Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm, ku temë e diskutimit do të jetë Kosova.
Kabineti i Presidentit të Serbisë ka njoftuar sot se Vuçiqi po anulon vizitën në rajonin e Banatit të Jugut në Serbi, për shkak të, siç thuhet, “situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”.
Siç është njoftuar nga zyra për propagandë të Vuçiqit, ai do të mundohet “ta stabilizojë situatën” në këtë mënyrë.
“Për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës do të zhvillojë disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm në përpjekje për të stabilizuar situatën”, pretendohet në kumtesën e kësaj zyre.
Shtohet se për shkak të situatës në Kosovë, Vuçiq i ka shtyrë obligimet e sotme.