Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e PD nuk është moment triumfi.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Kryesinë dhe grupimin e tij, Alibeaj tha se propozimi i tij ka gjetur mbështetje dhe fokusi kryesor i grupimit të tij janë zgjedhjet e 14 majit, ku shtoi se ky është moment i mirë për energji të reja.
“Çfarë iu kam propozuar dhe që gjeti mbështetje te Kryesia është që vendimi i gjykatës së Apelit nuk përbën për askënd kurrsesi ndonjë moment triumfi, revanshi kurrsesi, është një moment i ngarkimit me një përgjegjësi historike e cila është moment i mirë për të rimarrë edhe njëherë energji të reja për fitore. Jam i vetëdijshëm që gjeta të njëjtën konsideratë nga ana e kryesisë, grupit parlamentar apo kolegëve të degëve, jemi të vendosur që sëbashku me demokratët, me shqiptarët me partnerët strategjikë, të forcojmë më tej orientim euroatlantik të PD, një nga elementët themelorë të misionit të PD, fokusi i kryesor janë zgjedhjet e 14 majit”, tha Alibeaj.