Vula e PD, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendimin

Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me vulën e Partisë Demokratike.

Gjykata pritet që të vendosë sot nëse vula e PD do t’i jepet kreut të PD, Sali Berisha apo deputetit Enkelejd Alibeaj.

Në përfundim të seancës përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka kërkuar prishjen e vendimit të datës 25 Mars dhe kthimin e çështjes për gjykim. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i palës tjetër në këtë proces, Ivi Kaso është shprehur se kërkesa nuk mund të legjitimohet.

Pjesë nga diskutimet në seancën e sotme:

Sefa: Kërkojmë prishejn e vendimi të 25.3 dhe kthim për gjykim.

Kaso: Ne kërkojmë dhe vlerësojmë se pala nuk legjitimohet dhe nuk është përfaqësuese e një pale që të bëjë ankimim. Duam mospranim të ankimimi. Kërkojmë rrëzimin e ankimimit. Nëse nuk do rrëzohej do ishte oguri më i keq i gjykatës lidhur me partitë politike

Kaso: Kjo do të legjitimonte që cilido i pakënaqur në partitë politike, i palegjitimuar mjafton me një kërkesë dhe kështu do te zvarriste çdo akt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *