Vula e PD/ Ish-ministri i Drejtësisë ‘zbërthen’ vendimin: Mos hidhni poshtë Kushtetutën për llogari votash

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatin për çështjen e statutit të PD-së.

Në një reagim në rrjete sociale, Manjani thekson se nuk mund të hidhet poshtë Kushtetuta për llogari votash. Sipas tij, çdo gjë tjetër është diktaturë.

“Vulaxhinjtë nuk kanë dashur të jenë palë në procedurat e regjistrimit të statutit të rithemelimit. As nuk kanë qenë e as NUK KANË DASHUR të jenë, sepse nuk e kanë ankimuar këtë vendim të gjyqtarit Papakostandini”, shkruan Manjani.

REAGIMI I Ylli Manjanit
Olta,
Edi,
Luli,
Lejdi&co!

Mos hidhni poshtë Kushtetutën, ligjin dhe shtetin për llogari votash!

Vulaxhinjtë nuk kanë dashur të jenë palë në procedurat e regjistrimit të statutit të rithemelimit. As nuk kanë qenë e as NUK KANË DASHUR të jenë, sepse nuk e kanë ankimuar këtë vendim të gjyqtarit Papakostandini.
Ky vendim ndër të tjera thotë se “…Përfaqësuesit e Lulzim Bashës, nuk janë palë në gjykim”.
Lexojeni vetë vendimin, në paragrafin e fundit të tij, para fjalës VENDOSI.

Pra ata nuk janë palë dhe nuk ka gjyq Apeli për të bërë, por thjesht refuzim shqyrtimi dhe lejimin e PD të regjistrojë ndryshimet rregullisht.
Ky është ligji!
Nëse Olta, Edi,Luli, dreqi apo të bijtë kanë një teori tjetër, ajo quhet diktaturë!
Po edhe sikur ata të jenë me ligjin, prapë nuk mund të zëvendësojnë gjykatën!!!!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *