Vula e PD/ Manjani: Na rroftë reforma, se drejtësia ka marrë fund!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vendimin e vulës së PD.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se gjykata vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur. Më tej ai shtoi se me këtë vendim drejtësia vërtetoi se ka marrë fund.

“Pra gjykata e pavarur vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur. Këtë vendim ministrja e jashtme ia kishte njoftuar Serbisë që para 10 ditëve. Shumë vetë më thonin “s’është e vërtetë”… Por, ja ku është fakti! Tani të na rrojë refoma, se drejtësia ka marrë fund. Sot është legalizuar një precedent që përmbys rregjimin juridik dhe godet shumë rëndë sistemin demokratik. E kuptoni apo jo! Kanë vendosur të ndalojnë opozitën më të madhe të konkurrojë në zgjedhje. E zëvendësojnë atë me vendim gjykate dhe me një grusht mercenarësh që mbajnë peng një vulë pa asnjë votë apo strukturë partie!!! Natën e mirë e të fala edhe palaçove që përfaqësojnë Amerikën!”, shkruan Manjani.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit vendosi që të rikthejë në Shkallën e Parë vendimin e dhënë nga gjykatësi Zhukri dhe për të pranuar palën e Enkelejd Alibeajt, si palë në gjykim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *