Që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, përveç ushtrisë së armatosur, Rusia mobilizoi dhe “ushtrinë e propagandës” që po përpiqet të justifikojë agresionin.
Këtë herë propagandistët kanë dalë me një teori të re, e cila thotë se ukrainasit po përdorin magji të zezë për të mposhtur trupat ruse, e po ashtu për të dobësuar Rusinë.
Mediat shtetërore ruse raportojnë se ushtria dhe civilët po praktikonin magji të zezë në një seli ushtarake në Ukrainë.
Një ‘vulë satanike’, një simbol që besohet se mban lidhje me një fuqi më të madhe mbinatyrore, u gjet në murin e një baze ushtarake të braktisur ukrainase në periferi të fshatit Trekhizbenka, në rajonin e Luhansk.
Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti pretendoi se simboli, si dhe shenjat e tjera, që pretendohet se janë të bëra me gjak, janë prova që ukrainasit ‘po praktikonin magji të zezë.
Agjencia e lajmeve pretendon se “dishepujt e forcave të botës tjetër u përpoqën të shenjtëronin armët e tyre dhe lanë shenja me gjak” në mënyrë që t’i jepnin armaturës së tyre energji shtesë për të shkaktuar dëme shtesë kur godet një objektiv.
Ajo tha se ‘Zain’ e shkruar poshtë simbolit do të thotë ‘shpatë’ në hebraishten biblike. “Ndoshta autorët e magjisë kryen rituale për të forcuar armët ose “kërkuan” që t’u dërgoheshin më shumë armë,” thuhet në artikull.
Duket se kjo është mënyra që po përdoret për të justifikuar humbjet e mëdha që ushtria ka pësuar, teksa pushtimi ka dalë jashtë parashikimeve. Ukraina ka bërë një rezistencë heroike edhe pse në dukje më e dobët, dhe kjo nuk po “kapërcehet” mirë nga rus