Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Groeneveld, festuan ditën e djeshme 1-vjetorin e lidhjes së tyre.
Ndërkohë sot Adriana ka uruar Keith për ditëlindjen e tij. Ajo ka postuar në Instagram një foto të Keith dhe i ka bërë një dedikim.
“Të uroj më të mirat e kësaj bote për ditëlindjen! Ti je një mrekulli dhe një njeri shumë special. Është me fat familja që të ka, me fat miqtë dhe të gjithë ata që janë rreth teje dhe faleminderit për 1 vit plot lumturi që ke sjellë në jetën time. Faleminderit Zotit që solli një njeri si ti në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Adriana.
Mirëpo mes mesazheve të urimit, nuk munguan edhe kritikat dhe dyshimet për dashurinë e tyre.
“Nëse ka dashni të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashni dhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, shkruan ndjekësja.
Por edhe Adriana nuk ja ka përtuar përgjigjen dhe i ka mbyllur gojën me pak fjalë.
“E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”, i është përgjigjur aktorja.
/Priza.al/