Grupi rus Wagner mori kontrollin e dy zonave të tjera të Bakhmutit në Donbass. Kjo është bërë e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“NË DREJTIMIN E DONETSKUT, LUFTIMET E ASHPRA VAZHDUAN NË QYTETIN E BAKHMUT. NJËSITË SULMUESE TË WAGNER PËRPARUAN ME SUKSES, DUKE PUSHTUAR DY ZONA NË PERIFERITË VERIORE DHE NË JUG TË QYTETIT”-THUHET NË NJOFTIM.
Në njoftimin për shtyp shtohet se parashutistët e ushtrisë ruse po mbështesin avancimin e grupit të mercenarëve.