Agjentja sportive, Wanda Nara ka folur publikisht se si zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj, Mauro Icardi.
Modelja seksi gjatë një interviste për miken e saj Susana Gimenez, u shpreh: “Ishim në fshat me vajzat duke kalëruar. Po flisja me një vajzë që zakonisht organizon festat tona në Paris, më kërkoi një foto dhe po shpresoja ta gjeja në celularin e Mauros. Aty zbulova bisedën më një grua të famshme, që tani e njihni të gjithë (aktoren dhe modelen Eugenia Suarez). U zemërova shumë, ndaj e bëra publike historinë. Mauro nuk kishte folur kurrë për një gjë të tillë.”
Wanda Nara tha se publikimi i lajmit të tradhtisë në Instagram ishte një veprim i nxituar nga ana e saj, duke theksuar se ajo dhe Mauro Icardi nuk janë një çift i hapur.
“Ishte faji im sepse përpara se të flisja me një shoqe apo motrën time, e publikova. Unë dhe Mauro i tregojmë gjithçka njëri-tjetrit. Gjithmonë kontrolloja celularin dhe nuk gjeja asgjë. Ne e nisëm lidhjen tonë si miq. Unë i tregoja gjithmonë gjithçka dhe ai më thoshte gjithçka. Unë jam e modës së vjetër: Ne s’jemi një çift i hapur. Për mua një mesazh i vogël do të thotë divorc. Në mesazhe ishin shkruar gjëra që unë s’do i thosha kurrë dhe nuk prisja që Mauro të mos më tregonte”, u shpreh ajo.
Wanda Nara tregoi edhe reagimin e bashkëshortit të saj, pasi zbuloi tradhtinë: “Ai më tha se ishte një marrëzi, se ishte gabimi i jetës së tij. Më tregoi se kishte pasur një takim mes tyre, por s’kishte ndodhur gjë dhe unë e besoj. Ajo kishte ardhur në Paris. Po të ishte në vendin tim, Mauro do ishte divorcuar.”
Më pas modelja i kërkoi falje China Suarez për reagimet e tij të tepërta dhe fyerjet publike: “S’kemi qenë ndonjëherë shoqe, thjesht një marrëdhënie e përzemërt. U zemërova shumë me të, por më pas kuptova që s’kishte kuptim ta ktheja në personale. Kur fola me të, i kërkova falje që iu drejtova me fjalë të pahijshme në rrjetet sociale.”
/Panoramaplus.al