Kreu i Rithemelimit Sali Berisha që prej nisjes së fushatës elektorale ka kërkuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri shkoi me një tabelë me vete. Në të ishte fotoja e kryeministrit Edi Rama, tek e cila shkruhej: “Kërkohet! Kërkohet Edi Rama për një debat.”
Sakaq, pavarësisht thirrjeve të shumta, Berisha ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga kreu i qeverisë, Rama.