Një alarm për bombë është dhënë afër godinës së Capitol Hill, në kryeqytetin Washington D.C. në SHBA. Policia është përgjigjur menjëherë duke rrethuar kamionin e dyshimtë, me autorin brenda që mund të ketë eksploziv.
Autoritetet i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg zonës, deri në sqarimin e ngjarjes.
Kamioni ndodhet tek Biblioteka e Capitol dhe mësohet se autori i ka thënë një oficeri se ka bombë, teksa në dorë dyshohet se mbante një detonator shpërthyes.
Momentalisht po bëhen negociata që i dyshuari të dorëzohet, teksa nuk dihen ende motivet e tij.
/Priza.al/