WE ARE FIBER/ Historia e zhvatjes me forex që nisi në Fier dhe po lulëzon në Shkodër, ja 6 bisneset që Eno Kepi pastron miliona euro, nga hoteleria tek auto sallonet

{"source_type":"hypic","data":{"playId":"","appversion":"4.8.0","pictureId":"85BA8D25-418F-4130-A7F5-54E88D98364C","product":"retouch","stickerId":"","activityName":"","os":"ios","imageEffectId":"","infoStickerId":"","filterId":""},"tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","filter_id":[],"template_id":""}"}

Më 15 janar të vitit 2017 në qytetin e Fierit një vajzë që quhet Marsela Ahmetaj themeloi shoqerinë “BPO shpk” më objekt veprimtarie kryesisht operimin në fushën e telekomunikacionit duke kryer çdo lloj veprimtarie nëpërmjet telefonit për llogari të vet…

Këto janë shkeputur nga objekti I themelimit të kësaj shoqerie, e cila në të vërtetë aktivitetin kryesor e ka në fushën e vjedhjes me forex.
Dy vite pas hapjes, Marsela ia shet kompaninë më datë 26.07.2019 shtetasi Bledar Palloshi për vlerën 2 milionë lek.
Këtu fiber mori vrull në fushën e vjedhjes me forex. Të ardhurat e aktivitetit kriminal, kaluan edhe pritshmëritë e grupit dhe duheshin vënë në punë në mënyrë të ligjshme.
Kështu më datë 02.06.2020 Bledar Palloshi po më të njëjtën vlerë që e bleu kompaninë, pra për 2 milionë lek, heq dorë nga të gjitha kuotat duke u bërë pronar shtetasi Eno Kepi.
Bledar Palloshi kaloi në pozicionin e administratorit në kompaninë që e shiti po aq sa e bleu.
Vitet 2021-2024 janë të begata për këtë grup të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes më forex dhe me pastrimin e parave në aktivitete të ndryshme.
Plot gjashtë kompani ka hapur Eno Kepi, pronari I ri I FIBER.
I vendosur në mes të Tiranës, në një godinë ultra luksoze, kompania FIBER nën drejtimin e Bledar Palloshit, vijon aktivitetin e vjedhjes me forex.
Por ndërkohë që zyra qendrore e FIBER në Tiranë vijon të punojë dhe arkëtojë, detyra e pronarit të ri Eno Kepi është t’I vëjë në punë miliona euro të fituara. Kështu në më pak se 3 vite, Eno Kepi hapi njëri pas tjetrit plot 6 bisnese. Nga bar kafe e deri tek hotel në qëndër të Shkodrës, autosallon dhe pa harruar edhe një call center forex po në Shkodër.
Gjashtë bisneset e Eno Kepit ku ka investuar miliona euro të vjedhura në skemat forex, janë si më poshtë:
BPO shpk-Kompania mëmë e We are Fiber
Oportunity Investment-Kompania në Shkodër pas së cilës ka maskuar aktivitetin forex
Çuni Auto-Kompani që ka për objekt importin dhe tregtimin e automjeteve
KEPORA-Fast Food dhe bar
ECO PRO-Kompani me objekt të përgjithshëm aktiviteti. Këtë kompani Eno Kepi e zotëron së bashku me dy shtetas italianë, të cilët janë të skeduar për mashtrime në fushën forex në vendin e tyre
Hotel Down Town-I hapur më 1 korrik 2024 hoteli luksoz pozicionohet në hyrje të zonës pedonale në Shkodër. Investimi prej qindra mijëra eurosh është 100% në pronësi të Eno Kepit.
Në vijim:
Kush i ofron garanci Eno Kepit për kryerjen e këtij aktiviteti?
Cilët janë “VIP”-at e qytetit verior që janë në ortakëri me Eno Kepin?
Kush janë shtetasit italianë ustallarë të vjedhjes me forex me të cilët Eno Kepi bashkëzotëron një ndër gjashtë kompanitë e tij?
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *