WE ARE FIBER/Ja skema kriminale e Bledar Palloshit që nisi në Fier dhe u bitis në Shkodër, miliona euro të vjedhura në forex dhe të investuara në bisnese të “ligjshme”. Ndiq paranë, por shteti “nuk sheh”

{"tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","template_id":"","filter_id":[]}","data":{"product":"retouch","imageEffectId":"","filterId":"","playId":"","os":"ios","stickerId":"","appversion":"4.7.1","activityName":"","pictureId":"2E9086E8-57DF-4511-B114-9F8222C1AC97","infoStickerId":""},"source_type":"hypic"}

Më 15 janar të vitit 2017 në qytetin e Fierit një vajzë që quhet Marsela Ahmetaj themeloi shoqerinë “BPO shpk” më objekt veprimtarie kryesisht operimin në fushën e telekomunikacionit duke kryer ccdo lloj veprimtarie nëpërmjet telefonit për llogari të vet…

Këto janë shkeputur nga objekti I themelimit të kësaj shoqerie, e cila në të vërtetë aktivitetin kryesor e ka në fushën e vjedhjes me forex.
Dy vite pas hapjes, Marsela ia shet kompaninë më datë 26.07.2019 shtetasi Bledar Palloshi për vlerën 2 milionë lek.
Këtu fiber mori vrull në fushën e vjedhjes me forex. Të ardhurat e aktivitetit kriminal, kaluan edhe pritshmëritë e grupit dhe duheshin vënë në punë në mënyrë të ligjshme.

Kështu më datë 02.06.2020 Bledar Palloshi po më të njëjtën vlerë që e bleu kompaninë, pra për 2 milionë lek, heq dorë nga të gjitha kuotat duke u bërë pronar shtetasi Eno Kepi.
Bledar Palloshi kaloi në pozicionin e administratorit në kompaninë që e shiti po aq sa e bleu.
Vitet 2021-2024 janë të begata për këtë grup të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes më forex dhe me pastrimin e parave në aktivitete të ndryshme.
Plot gjashtë kompani ka hapur Eno Kepi, pronari I ri I FIBER.
I vendosur në mes të Tiranës, në një godinë ultra luksoze, kompania FIBER nën drejtimin e Bledar Palloshit, vijon aktivitetin e vjedhjes me forex.
Grupi me lidhje dhe infrastrukturë kriminale nga jugu në veri, vijon jo vetëm vjedhjen e europianëve në mës të vendit, por edhe të pastrojë milionat e forex në bisnese të ligjshme.
Në vijim:
-Kush është dhe ccfarë përfaqëson Bledar Palloshi?
-Kush është Eno Kepi dhe lidhjet e tij me forex dhe pastrimin e parave
-Kush janë shtetasit napoletanë Marco Maniaci dhe Francesco Marotta ortak në kompani me Eno Kepin dhe të skeduar për vjedhje me forex
-Si I ngriti ky grup I strukturuar gjashtë bisnese për 3 vite, ku përfshihen nga shërbimet telefonike, deri tek auto sallonet, restorantet dhe hotelet?
-Kush është mbrojtja “në shtet” e këtij grupi?
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *