Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Weber ka dërguar një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama në lidhje me inicidentin fizik ndaj eurodeputetit Fredi Beleri. Weber dënon ashpër incidentin e sulmit verbal dhe fizik ndaj Belerit, i cili ndodhi më 29 tetor në Shqipëri.
Në letër Weber thekson se “ky incident është një shenjë e një mungese të dukshme të mbrojtjes shtetërore, duke shtuar se nëse do të ishin marrë masa të duhura sigurie nga shteti shqiptar, ky sulm mund të ishte parandaluar”.
Weber thotë se sulmi verbal dhe fizik ndaj z. Beleri para Kuvendit të Shqipërisë përbën një dështim të shtetit pritës për të garantuar sigurinë dhe integritetin e një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve të Bashkimit Evropian gjatë një misioni zyrtar”
Në fund të letrës Weberi i bën thirrje kryeminsitrit që të sigurohet që incidente të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen dhe të respektojë angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, si pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.