Një lajm i keq vjen për të gjithë ata që janë mësuar me përdorimin e shërbimit të “WhatsApp-it”, por që nuk kanë investuar në teknologji.
Aplikacioni “WhatsApp” nuk do jetë më funksional në disa telefona të vjetër. Përdoruesit e prekur do të duhet të përditësojnë softuerin e tyre, ose të blejnë një telefon të ri.
Afati i fundit për përditësimin është 1 nëntori, pas së cilës pika “WhatsApp do të pushojë së funksionuari.
Më shumë se 40 modele të ndryshme të telefonave pritet të preken nga ky ndryshim i ri.
Përdoruesit e Android, duhet të përdorin “Android 4.1”, ose më të riun, ndërsa përdoruesit e “iPhone”, duhet të kenë serinë iOS 10 ose më të riun.
/Priza.al/