Shumë prej nesh shpesh kemi nevojë të ruajmë një dokument ose material qofshin ato foto, video dhe shpesh kemi gjetur mënyra të ndryshme për t’i dërguar vetes mesazhe me qëllim që të ruajnë dokumente të caktuara. Por mesa duket tani më nuk do të jetë nevoja.
Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes më lehtë. Sipas raportit të IANS, WhatsApp tani po kryen një test të vogël duke ndarë “mesazhe me veten” për një grup të përzgjedhur përdoruesish.
Ndërkohë, sipas WABetaInfo, WhatsApp ka të ngjarë të sjellë një veçori të re të privatësisë, në të cilën kompania do të bllokojë aftësinë për të bërë screenshot-e të fotove dhe videove që ndahen në opsionin “Shiko një herë”.