“Wizz Air” shtyn disa fluturime/ Pasagjerët mbeten në aeroport pa asnjë shpjegim

Tre fluturime të  kompanisë “Wizz Air” janë shtyrë mëngjesin e sotëm nga kompania, duke lënë pasagjerët në pritje. Bëhet fjalë për dy fluturime drejt Italisë dhe një tjetër drejt Londrës.

Udhëtarët janë ankuar se janë lënë të presin në aeroport për orë të tëra dhe nuk kanë marrë asnjë shpjegim se përse po ndodh kjo. Por kjo nuk është hera e parë që linja e kompanisë “Wizz Air” shfaq probleme me fluturimet e planifikuara.

Shpeshherë udhëtarët janë ankuar se janë lënë të presin pa marrë një përgjigje se përse i është shtyrë apo anuluar fluturimi.

Në disa raste është raportuar se avionët e “Wizz Air” kanë ndryshuar edhe destinacion pas ngritjes në ajër, pa njoftuar pasagjerët

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *