Egjipti zhvilloi të shtunën një paradë spektakolare me 22 mumie të faraonëve më të famshëm, nga qendra e Kajros në një muze. Ceremonia u zhvillua përgjatë Nilit. Mumiet, 18 faraonë dhe katër mbretër, u transportuan në një temperaturë konstante që mos të pësonin dëmtime, në makina të zbukuruara me krahë dhe dizajn faraonik. Ata u varrosën rreth 3000 vjet më parë në varre të fshehta në ‘Luginën e Mbretërve’ afër Deir el-Bahri. Varret u gërmuan për herë të parë në shekullin e 19-të.
Shumica e mumieve i përkasin Mbretërisë së Re antike, e cila sundoi egjiptin midis viteve 1539 pes deri në 1075 pes. Parada është pjesë e përpjekjeve të Egjiptit për të ringjallur industrinë e turizmit që ka mbetur e tronditur nga trazirat politike pas kryengritjes popullore të vitit 2011 që rrëzoi autokratin Hosni Mubarak, dhe së fundmi, pandeminë e koronavirusit. Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve Khaled el-Anany tha: ‘Kjo paradë është një ngjarje unike globale që nuk do të përsëritet.’
Siguria është e rreptë në kryeqytet, me autoritetet që kanë mbyllur rrugët kryesore dhe kryqëzimet gjatë gjithë rrugës për automjetet që lëvizin ngadalë. Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi, i cili mirëpriti mumiet në muzeun e ri, shkroi në Twitter: “Kjo skenë madhështore është një provë e re e madhështisë së këtij populli, ruajtja e këtij civilizimi unik që shtrihet në thellësitë e historisë.”
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail