WtF?! Masturboi 62 herë brenda një dite, por mësoni çfarë ndodhi me 33-vjeçarin…

Masturbimi është pjesë e kënaqësisë fiziologjike dhe psikologjike. Atë e bëjnë si meshkujt ashtu dhe femrat dhe sipas mjekëve dhe studiuesve njerëzit që nuk masturbojnë, nuk janë fort në rregull psikologjikisht dhe fiziologjikisht.

Por si çdo gjë me karar, edhe masturbimi e ka një kufi dhe një normalitet.

Por një burrë nga Bloemfonteini në Afrikën e Jugut, vdiq pasi masturboi plot 62 herë në Ditën e Shën Valentinit.

Davido Mabuza, vdiq në shtëpinë e tij pas një infrakti në zemër, shkruajnë mediat vendase. 33-vjeçari ndihej jashtëzakonisht i vetmuar, dhe sipas raporteve të medias kishte pasur simptoma depresive gjatë ditës.

Duke u ndjerë vetëm, Davido mendoi se mund të kënaqej me veten për të harruar dhimbjen. Disa orë më vonë, e ëma e gjeti pa jetë në dhomën e tij.

Sipas oficerit Ronny Mkhize, viktima u gjet shtrirë në shtrat me penisin në duar. Mjekësia ligjore pas ekzaminimit doli në përfundimin se abuzimi i egër me organin e tij të riprodhimit solli edhe sulmin në zemër.

Për disa mund të jetë Dita e të Dashuruarve, e për të tjerë mund të shihet si përkujtesë e dhimbshme e vetmisë.

Rreziqet e masturbimit të shpeshtë

Qofshin në një lidhje apo beqarë, disa burra e bëjnë masturbimin pjesë të rutinës së tyre.  Kjo kënaqësi është për ta një moment i veçantë. Për psikiatrin Gérard Ribes, i cili është njëherazi edhe terapeut seksi, masturbimi bëhet problematik, madje edhe toksik, “kur prish jetën e përditshme dhe mund ta quash veten të varur prej tij”.

Sipas specialistëve rreziqet e masturbimit të tepruar janë:

  1. Lëndimi i penisit

Kur një burrë masturbon disa herë në ditë ose disa orë rresht, mund të shfaqen dëmtime në penis. Mund të duken të parëndësishme, por në disa raste ato rrezikojnë të krijojnë trauma në zona të penisit, shpjegon Dr. Wilfrid Pavageau, terapist seksi.

  1. Degradim i jetës personale dhe profesionale

Kur masturbimi bëhet varësi, mashkulli mund të përjetojë ndryshim në jetën e tij personale dhe profesionale. Kështu, ai mund ta gjejë veten duke anuluar daljet me miqtë ose të shkojë vonë në punë.

  1. Prishja

Kur një mashkull masturbon tepër, mund ta ketë të vështirë të bëjë seks të kënaqshëm. Vështirësia për t’u “prishur” gjatë seksit mund të çojë në frustrim dhe paaftësi për jetë të kënaqeshme intime.

“Në çastin kur “prishjen” gjatë aktit seksual e shoqëroni me masturbimin dhe jo me partneren , ju keni një problem që duhet adresuar”,- thotë urologu Dr. Tobias Köhler.

  1. Mendime të pakontrolluara

Ashtu si varësitë e tjera, edhe varësia nga masturbimi çon në mendime të pakontrolluara dhe të papërmbajtshme vetëm për autoerotikë. Sipas ekspertëve, pas një farë kohe, mund ta gjeni veten të bllokuar në këto lloj mendimesh dhe të shfaqni vështirësi për t’u përfshirë në aktivitete shoqërore dhe profesionale.

“Një nga shenjat kryesore të çdo varësie është humbja e kontrollit”,- thotë Dan Drake, terapist i çertifikuar për varësinë nga seksi.

Pra, nëse e kapni veten duke humbur kontrollin, është më mirë të drejtoheni te specialisti.

/Burimi: santeplusmag.com/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *