Xavi Hernandez e konsideron Dembele si një prioritet obcolut për projektin e tij. Trajneri ka qenë mbështetësi më i madh i sulmuesit francez edhe kur ai ishte në momentet më të vështira.
Xavi dhe Dembele ka pasur një takim javën e kaluar ku anësori i ka shprehur dëshirën teknikut të tij për të rinovuar dhe kaq ka mjaftuar që Xavi të sinjalizoi klubin.
Lojtari i dytë që Xavi konsideron thelbësor është qendërmbrojtësi uruguaian Ronald Araujo. Në këtë rast gjithçka duhet në rrugën e duhur pasi lojtari i premtoi trajnerit se do të vazhdonte.
Dhe i treti, po aq i rëndësishëm për projektin është i riu Gavi. Xavi e konsideron talentin 17-vjeçar si një nga lojtarët thelbësorë për të ndërtuar një ekip fitues, si për shkak të personalitetit dhe cilësive të tij. /Priza.al