Xavi mirëpret mbrojtësin, Barcelona zyrtarizon Jules Kounde

Jules Kounde është lojtari më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ka zyrtarizuar gjithçka në rrjetet sociale, me anë të një postimi.
Mbrojtësi vjen nga Sevilla, skuadër me të cilën jo vetëm ka qenë titullar i padiskutueshëm, por ka luajtur 3 sezone atje.

Transferimi i tij në Camp Nou ka qenë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Xavi. Tekniku sheh te ai lojtarin e duhur, i cili do jetë i aftë të rregullojë problemet në prapavijë.

Barcelona ka qenë tejet aktive në këtë merkato, duke afruar emra mjaft të rëndësishëm.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *