Trajneri i Barcelonës shpreh keqardhje për humbjen: “Ne nuk shfrytëzuam momentet tona dhe, siç thashë në konferencën paraardhëse për shtyp, Madridi ishte ende favorit”.
Kur futbolli është kaq i barabartë, duhet të përfitoni nga momentet. Atë që nuk konkretizuam ne në pjesën e parë e bënë ata në të dytën, ata kanë qenë superiorë, pa justifikime. Është një humbje e vështirë për t’u tretur.
Goli i dytë na penalizoi shumë gjithashtu dhe penalltia. Ne nuk shfrytëzuam momentet tona dhe, siç thashë në një konferencë për shtyp paraprakisht, Madridi ishte favorit. Ai është kampion i Champions League, një skuadër elitare.