Pas humbjes së fundit ndaj Rayo Vallecanos, menaxheri i Barcelonës, Xavi ka thënë se skuadra e tij është “klubi më i vështirë në botë”.
Pas humbjes 2-1 kundër Rayo Vallecano, menaxheri i Barcelonës, Xavi pohoi se ata janë një nga klubet më të vështira në botë për t’u menaxhuar.
Blaugranët pësuan një humbje të vështirë duke luajtur jashtë shtëpisë dhe me Real Madridin që gjithashtu humbi ndaj Girona, skuadra spanjolle mund të kishte rritur epërsinë e saj në 14 pikë në krye të tabelës.
Ish-mesfushori i Barcelonës, duke iu referuar kritikave që mori skuadra e tij për humbjen, theksoi problematikat që e shoqërojnë gjatë menaxhimit të klubit.
“Barca është klubi më i vështirë në botë
Asnjëherë tifozët nuk e dëshirojnë fitoren më shumë se ne, kritikat janë të drejta dhe lojtarët duhet të japin të gjithë energjinë e tyre në këto sfida të fundit në ligë.”