Ministrja e Jashtme në vend Olta Xhaçka ka komentuar tensionet e përshkallëzuara në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe se duhet çtensionim i situatës. Po ashtu Xhaçka ka shkruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e nevojshme për stabilitet në rajon.
Postimi i Plotë:
Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.