Qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara dhe Kinës nuk do duhet të pajisen me viza.
Vendimi për heqjen e vizave për qarkullim e shqiptarëve drejt këtyre shteteve është marrë ditën e sotme në vendimin e këshillit të ministrave. Pas përfundimit të mbledhjes, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi se do të zgjerohet harta për qytetarët shqiptarë që duan të lëvizin lirisht.
“Sot kemi kaluar dy marrëveshje të rëndësishme. Kemi lidhur marrëveshje me republikën e Kinës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Do krijojnë lehtësi të shtuara për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve. Nuk do të kenë më nevojë për viza hyrëse.
Ky shkëmbim pa viza do të sjellë vetëm të mira. Jemi duke punuar për të fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare dhe për të zgjeruar hapësirën ky qytetarët shqiptarë lëvizin pa viza. Jam e inkurajuar dhe jam optimiste që do ta zgjerojmë hartën ky qutetarët shqiptarë do të lëvizin lirisht”, deklaroi ajo.