Granit Xhaka është subjekt i interesit të vazhdueshëm nga Bayer Leverkusen dhe u ka thënë shokëve të skuadrës dëshirën për t’u rikthyer në Bundelsiga.
E ardhmja e Xhakës në Arsenal mbetet e paqartë me Bayer Leverkusen që shpreh një interes të vazhdueshëm për shërbimet e mesfushorit me origjinë shqipëtare.
30-vjeçari po shkon në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe pavarësisht se është vendosur si një lojtar kyç për Mikel Arteta, mund të ‘imagjinojë’ një rikthim në Bundesligë, sipas raportit.
Leverkusen ka kohë që interesohet për Xhakën, duke qenë afër arritjes së një marrëveshjeje verën e kaluar përpara se ai të arrinte të kthente pasurinë e tij në Arsenal nën drejtimin e Artetës, duke forcuar mesfushën e tyre në një sezon që i ka parë ata të përpiqen për titullin e Premier League.
Ai u ka thënë shokëve të skuadrës idenë për rikthimin në ligën gjermane, përpara se ti përfundojë kontrata me Gunners.