Xhama të thyer, publikohen pamje nga lokali ku u krye masakra në Don Bosko

Pamjet që shihni tregojmë lokalin ku një natë më parë u krye masakra në Don Bosko me një të vrarë dhe pesë të plagosur. Në pamje shihen se si janë thyer xhamat e lokalit, ndërkohë që lokali është i mbyllur.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me kallashnikov në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *