Deputetit i PD-së, Xhelal Mziu komentoi pamjen e ministres së Transporteve, Belinda Balluku se kjo e fundit ishte trendy, por menjëherë erdhi kundërpërgjigja nga zyrtarja.
Gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit, Mziu deklaroi se ka frikë për karrierën e ministres e cila tani është në Dibër, pasi mund të përfundojë si paraardhësi i saj në vitin 2021.
“Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre.”, tha Mziu.Balluku tha nga foltorja e Kuvendit se Mziu ndoshta donte që ta shihte atë me shami të kuqe, por asaj nuk i shkonin. Ndër të tjera ministrja tha se gjithçka çfarë tha Mziu ishte personale.
“Faktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, që nderon gjithë Dibra, Por kam dyshimet e mia që ti e njeh. Se shkon radhë në Dibër. Nuk të presin ndaj. Edhe për qershitë që thua, e ke personale. U mendova që mos të merresha me gjobën dhe kallëzimet. Por ti e ke personale se nuk shkëputeshim dot. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por nuk më shkojnë. Qëndrojmë te teknikalietet e rrugës. E kam provuar shaminë, por nuk më shkon. Ti që tregon diskriminim, duhet të ishte çuar dhe ti thoje që mos të flasë kolegu dhe mos të merret me look-un e zonjës (I drejtohet deputetes së PD) . Ju zonja i lejoni që të merret me ministret dhe deputetet. Pamja ime është kjo gjë është, por punët i bëj mirë. Ato që i keni lënë rrugëve, unë i mbyll për 12 muaj. Viti im i punës është ai që është. Ne çohemi në mëngjes, dalim votohemi. E dinë atë që të duhet të votojnë. Zoti Mziu bëri thirrje në Dibër; votoni Edi Ramën. Ju nuk shpikni dot gjë, se merrni dhe thëniet tona; rrugët po i lini rrugëve.”, tha Balluku.