Deputeti Xhelal Mziu ka treguar për herë të parë arsyet se pse nuk iu bashkua Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke i dalë kështu kundër Sali Berishës.
Ai tha se ai Kuvend ishte i pacertifikuar dhe gjithashtu shtoi se asnjë ditë nuk ka punuar për përçarjen e Partisë Demokratike.
I ftuar në ABC, ai foli për situatën aktuale të PD dhe për vendimin e Gjykatës së Tiranës që i dha të drejtë Grupit të Rithemelimit.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës?
Mziu: Asgjë nuk ka ndryshuar mes meje dhe asnjë person brenda PD. Unë tentoj për të krijuar raporte të mira jo vetëm me ata brenda PD-së por edhe jashtë PD-së.
Xhafo: Pse i dolët kundër Sali Berishës?
Mziu: Absolutisht si kam dalë kundër Sali Berishës. Unë nuk kam bërë asnjë prononcim kundër.
Xhafo: Pse morët pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit?
Mziu: Ishte Kuvendi i PD-së.
Xhafo: Po i 11-s?
Mziu: Ishte një grupim, nuk ishte i certifikuar. /Priza.al