Që pas hyrjes së saj në BBV, ish-banorja Jori Delli është parë e afërt me Luizin. Ky afrimitet është keqkuptuar jo pak në publik, madje Jori është akuzuar se po tenton të hyjë mes çiftit.
Edhe pse të dy e kanë specifikuar se janë thjesht miq, aludimet nuk kanë ndalur. Madje, pas rifutjes së Kiarës në BBV, në rrjet u përfol shumë se ajo ishte xheloze ndaj Jorit.
Rikujtojmë një moment kur teksa këngëtari tha se do shkonte të bënte një dush, menjëherë moderatorja e pyeti ‘nëse do të lahej me Jorin’. Luizi i thotë se ‘ç’punë kam unë me Jorin?’, ajo duke qeshur i shkul veshin.
Së fundmi, këtyre zërave u ka dhënë fund moderatorja. Ajo ka komentuar në një postim të Jorit në Instagram duke i dërguar nje zemër të kuqe, e cila tregon kështu mbështetjen dhe afrimitetin me të. Duket se miqësia mes tyre do vijojë edhe jashtë.
Po ashtu, Kiara ka pëlqyer një postim në ‘Twitter’ ku vajzat shfaqen bashkë duke kërcyer, e krah të cilit shkruhet se Jori gjithmonë e ka dashur Kiarën.