Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku duket se do të bëhen prindër për herë të dytë. Sigurisht dyshja nuk ka bërë ende asgjë publike, por një koment i ka nxjerrë ata zbuluar. Xhensila ka komentuar te blogerja e njohur Vjosa, e cila është në pritje të ëmbël.
“Urime” i ka shkruar Xhensila, e ndërsa Vjosa i ka komentuar “urime dhe ty”, teksa e ka shoqëruar edhe me një emoji zemër.
Kjo tregon se Ajka do të bëhet me një motër ose vëlla?