Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen, ky është urimi special i Bes Kallakut

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot ditëlindjen. E lindur më 9 prill të vitit 1993, artistja e një sërë hiteve ka mbushur plot 30 vite jetë.

Padiskutim urimet për të ishin të shumta nga fansat, miq dhe të afërm por ajo që u spikat më shumë është padyshim urimi i bashkëshortit të saj Bes Kallaku.

Një dedikim i veçantë dhe plot dashuri nuk kishte si të mungonte nga aktori e këngëtari, i cili e ka uruar gjysmën e tij përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

Në një foto me të dhe me të bijën, ai shkroi: “Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë. “Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”.

Kujtojmë që dyshja janë bashkë prej vitesh, ndërsa dashurinë e tyre vendosën ta kurorëzojnë në martesë në 2 shtator të vitit 2017. Fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre e vetme, Ajka.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *