Këngëtarja e famshme nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, në prill të këtij viti publikoi këngën “Ale ale”.
Projekti ritmik u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani ka kaluar shifrën e mbi nëntë milionë klikimeve në YouTube.
Pak ditë më parë qarkulloi një media se kjo këngë është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic, që po ashtu mban të njëjtin titull “Ale ale”.
Përveç se e interpretuar në gjuhën serbe, kënga është tërësisht e njëjtë me muzikë e vijë melodike.
Në lidhje me këtë ka bërë një reagim vet Myrtezaj, ku thekson se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk ka qenë në dijeni për këtë fakt.
Ajo shton se një artist serb do të ishte i fundit në listë për t’ia dhënë një këngë apo prodhim të sajin.
Postimi i plotë i Xhensilës (pa ndërhyrje):
“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version të gjuhes Serbe nga një tjeter “Artiste”.
Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi Autorsinë e kenges,pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime!
Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij Fakti !
Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume”.