Xhensila Myrtezaj reagon për herë të parë pas kopjimit të këngës nga artistja serbe

Edhe njëherë tjetër një artist serb kopjoi një këngë shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën e Xhensila Myrtezajt “Ale Ale” e cila është publikuar më herët këtë vit. Disa ditë më parë këngëtarja serbe Maya Berović ka publikuar projektin e saj të ri, i cili përveç vijës melodike ka të njëjtë me këngën e Xhensilës edhe titullin. Po “Ale Ale” titullohet edhe këngë e re e Maya-s.

Në lidhje me këtë ka reaguar për herë të parë edhe vetë Xhensila Myrtezaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i Xhensilës:

“Kam pasur komente të Shumta mbi këngën “Ale Ale” e publikuar në version të gjuhës Serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij Fakti!

P.s: Nëse do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një kengë, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”.

https://www.instagram.com/p/CmEszTWodTB/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *