Partnerja e futbollistit të njohur Kristiano Ronaldo ka vendosur të bëjë publike emrin që çifti i ka vënë vajzës e cila lindi në muajin prill.
Një vendim i shtyrë për shkak të rrethanave, pasi çifti humbi fëmijën tjetër që pritej nga shtatzënia e Xheorxhinës.
Të dy pritnin binjakë, një djalë e një vajzë, por pikërisht më 18 prill, Ronaldo bëri të ditur se ishte ndarë nga jeta djali i tij i porsalindur. Kështu, për fat të keq kaloi disi në plan të dytë edhe lindja e vajzës së vogël, pasi festa nuk dukej e plotë dhe për këtë arsye, u shty për shumë kohë edhe publikimi i emrit të bebes së vogël që kishte lindur e shëndetshme.
Por Xheorxhina i ka dhënë sot fund misterit me një postim në rrjetet sociale. “Bella Esmeralda 180422″, ishte shkrimi që shoqëronte fotot e vajzës së vogël e cila flinte e qetë në shtratin e saj. Një postim që është bërë menjëherë viral, pasi ka kaluar 1 milion pëlqimet brenda 30 minutave të parë, duke u shpërndarë rrufeshëm në internet.
Vetë Ronaldo ishte bërë protagonist i një fotoje virale me vajzën e vogël pak kohë më parë. “Përgjithmonë dashuri…”, shkroi ai në postimin ku shfaqej duke mbajtur beben e vogël, që u shopërua nga rreth 20 milion pëlqime.