Supermodelja Naomi Campbell ka publikuar pamjet e rezidencës së saj në Kenia. Sipas saj, Kenia është një xhevahir i natyrës, cili ndërthur të gjitha elementet dhe është destinacioni ideal për të, kur dëshiron të shpëtojë nga jeta e saj e përditshme.
Rezidenca luksoze në bregdetin tropikal të Oqeanit Indian, ndërthur zonat e saj të brendshme dhe të jashtme, për shkak të çatisë së Makutit, e cila është bërë me gjethe kokosi të thata. Rezidenca ka tre pishina, ndërsa top modelja e famshme përfshin gjithashtu dhe plazhin privat. Campbell shprehet: është një vend shumë relaksues.
Ajo gjithashtu përmend se kjo është një mundësi për t’iu afruar natyrës, ndërsa gjithashtu i është dhënë mundësia të shohë kafshë të egra dhe të rralla duke kaluar nëpër “oborrin” e saj.