Puthja mes Sarah Berishes dhe Dj Pm ka shkaktuar mjaft tensione dhe debate mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ka qenë Fifi ajo e cila ka reaguar në mënyrën më të ashpër duke i thënë se kjo gjë duket shumë e rëndë dhe se po bëhet e gjitha për show.
Sarah Berisha filloi të qante në zë, duke thënë se nuk po luan me askënd dhe nuk e kupton pse të tjerët duhet të përzihen në punët e saj pasi Fifi shpërtheu në akuza drejt saj.
Për këtë ka reaguar nga jashtë edhe motra e Sarës, Ditea e cila është kthyer kundër Fifit.
“Dmth të mos puthemi më se na mërzitet Fifi. Wow. Shko o Fifi gjejë shoqet”, ka qenë reagimi i motrës së Sarës, Diteas.
/Priza.al/