Një ankand special është zhvilluar me oferta të shumta për të blerë një palë pantallona pune, që besohet se janë më të vjetrat në botë dhe i përkasin një minatori. Oferta më e lartë ishte 114.000 dollarë. Pantallonat e bardha u gjetën në një bagazh të fundosur në një anije të mbytur në vitin 1857 pranë bregut të Karolinës së Veriut dhe besohet se janë një ndër 270 artikujt relike që i përkasin kohës së ‘Rushit të Artë’. Duket se koleksionuesit e sendeve të vjetra kanë shfaqur interes për blerjen e tyre duke marrë pjesë në një ankand special për to që u zhvillua në Reno, Nevada në SHBA-në perëndimore, por edhe në platformën online, më datë 3 dhjetor.
“Ato xhinse të minatorit janë si flamuri i parë në Hënë, një moment historik në histori. Nuk ekzistojnë xhinse të mëparshme me pesë butona”, tha Dëight Manley, partneri menaxhues i Grupit të Marketingut të Kalifornisë Gold, i cili zotëronte artefaktet.
Pantallonat e punës së një minatori me 5 butona që besohet se ishin të rralla në botë për vjetërsinë e tyre, u gjetën mes artikujve që erdhën nga Amerika Qendrore përmes një anijeje e njohur gjithashtu si “anija prej ari”, 85 metra e cila sillte pasagjerë nga Amerika Qendrore në bregun lindor të SHBA gjatë viteve 1850. Anija u mbyt gjatë një stuhie në shtator 1857, duke vrarë 425 nga 578 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Pasagjerët u fundosën me rreth 21 ton monedha ari dhe artefakte. Anija e mbytur u zbulua për herë të parë në vitin 1988.
Pantallonat e punës së burrave u gjetën nga një bagazh që i përkiste John Dement, një burrë nga Oregon, i cili mund t’i ketë blerë ato në San Francisko, tha kompania e ankandit. Zyrtarët e ankandit thonë se xhinset mund të jenë një prodhim i hershëm i pantallonave të punës të shitura nga Levi Strauss.
Levi Strauss bëri palën e parë të xhinseve blu në San Francisko në 1873, 16 vjet pas mbytjes së anijes që përmbante pantallonat e minatorit. Por historiania e kompanisë dhe drejtoresha e arkivit, Tracey Panek, i tha BBC-së se “nuk ka asnjë lidhje midis Levi Strauss & Co dhe pantallonave të ankandit Reno, as nuk ishin pantallona të punës së minatorit.Pantallonat nuk janë prej xhins dhe janë bërë vite më parë“. Levi Strauss nxorri në treg xhinset e saj blu, tha ajo, duke shtuar se pantallonat me kopsa ishin të zakonshme në shekullin e 19-të.
Në anijen e mbytur në Amerikën Qendrore SS u gjendën një gamë e gjerë artikujsh, duke përfshirë faturat e pasagjerëve, veshjet e mesit të viteve 1800, një zile bronzi, e cila u ble për 18,000 dollarë, një tavëll xhami i pastër shitur për 1,500 dollarë, si dhe takëm dhe artikuj kuzhine, duke përfshirë një dopio-shtambë me grykë dhe takëm të deformuar. Artikujt e mbetur nga mbytja e anijes do të dalin në ankand në shkurt 2023.
j.l./ dita